ForumCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Preferohet doza mujore e vitaminës D

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Enisi.1



Numri i postimeve : 635
Join date : 17/01/2009

MesazhTitulli: Preferohet doza mujore e vitaminës D   Sat Jan 17, 2009 7:22 pm

Preferohet doza mujore e vitaminës D
Një dozë e vetme mujore e vitaminës D brenda muajit ka efekt të ngjashëm sikurse dozat e vogla që jepen brenda javës, sugjeron një studim i zhvilluar në Izrael.
Statusi adekuat i vitaminës D kohëve të fundit është një temë shumë aktuale, pasi që supozohet se rekomandimet e deritanishme të vitaminës janë të ulëta, prandaj disa njerëz kanë nivele të ulëta të vitaminës D në gjak.

Në rast se të moshuarit të cilët shumë rrallë i ekspozohen diellit kanë nivel të ulët të vitaminës D në gjak, atëherë ekziston mundësia për thyerjen e eshtrave, prandaj ata kanë nevojë për preparate shtesë të vitaminës D.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar të kihet kujdes në dozën e vitaminës D, pasi që nëse merret një sasi e madhe e vitaminës mund të rrit menjëherë nivelin e kalciumit që mund të shkaktojë probleme.

Megjithatë studimet e reja pohojnë se nëse vitamina D dozohet vetëm njëherë për një muaj, atëherë nuk ekzistojnë këto probleme, ndërsa efekti është i njëjtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Preferohet doza mujore e vitaminës D
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
( ( KsT-GrouP ) ) :: Shkenca :: Biologjia-
Kërce tek: