( ( KsT-GrouP ) )
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ujkani zuri vendin , Fontana "Dononcion"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dj.sLayeD
Admin



Numri i postimeve : 94
Join date : 17/01/2009

Ujkani zuri vendin , Fontana "Dononcion" Empty
MesazhTitulli: Ujkani zuri vendin , Fontana "Dononcion"   Ujkani zuri vendin , Fontana "Dononcion" I_icon_minitimeSat Jan 17, 2009 5:23 pm

Të vjetrit e kanë të vështirë t'u hapin rrugë të rinjve, aq më tepër kur këta të fundit janë "jabanxhinj". Kështu ndodh edhe në futboll, dhe rasti më i freskët është ai i portierit italian Fontana, i cili është ankuar në sindikatën e futbollistëve në Itali, për shkak se vendin e tij si portier i dytë i Palermos e ka zënë shqiptari, Samir Ujkani. Lajmin e ka bërë të ditur dje e përditshmja italiane, "L'Espresso", ku edhe vetë menaxheri i lojtarit pohon se, Fontana ka bërë një ankesë ku kërkon shpjegime për lënien jashtë.
Reagimi
"Duam të saktësojmë se nuk kemi asgjë kundër klubit të Palermos, por mendojmë se është korrekte, që stafi drejtues të japë shpjegime se përse një portier si Fontana nuk grumbullohet fare në dy ndeshje dhe në vend të tij kalon një i ri, që ende nuk ka debutuar në Serinë A", ka thënë agjenti i futbollistit, Salvatore Porreto. Ndërkaq, i menjëhershëm ka qenë reagimi i trajnerit të ekipit, Davide Balardini, i cili ka qenë jo pak ironik në përgjigjen e tij. "Fontana është një pjesëtar i rëndësishëm i skuadrës sonë dhe unë e vlerësoj shumë atë. Padyshim që ai do të tregojë vlerat e tij, por kur të më duhet mua në skuadër dhe jo kur dëshiron ai, sepse unë paguhem për të bërë zgjedhjet e duhura", ka thënë tekniku.
Klubi
Ndërkohë, për këtë çështje ka folur edhe zv.presidenti i klubit sicilian, Guliejlmo Mikike, i cili e ka cilësuar të drejtë spostimin e Fontanës si portier i tretë dhe përzgjedhjen e Ujkanit si portier të dytë. "Mendoj se lëvizja e Balardinit ka dhënë rezultate, pasi Amelia (portieri i parë), ndihet më i qetë dhe më i sigurt kur nuk e ka Fontanën në pankinë. Pastaj, nuk duhet të harrojmë se ka qenë gjithnjë në praktikat e Palermos, që t'u jepet një shans të rinjve. Mendoj se Ujkani ka talentin e duhur për ta merituar një trajtim të tillë", ka thënë drejtuesi i lartë i shoqërisë. Ujkani nënshkroi kontratë sezonin e kaluar me klubin e Palermos. Ai u transferua nga Anderlehti drejt skuadrës siciliane dhe ka një kontratë katërvjeçare me të. Deri tani ai nuk ka mundur që të debutojë në Serinë A, por ka shumë gjasa që ta bëjë këtë gjë pas muajit janar, kur do të jetë edhe zyrtarisht portieri i dytë i skuadrës së Palermos.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kst-crew.forumotion.com
 
Ujkani zuri vendin , Fontana "Dononcion"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
( ( KsT-GrouP ) ) :: Diskutime të ndryshme :: Sport-
Kërce tek: