Yao Ming ka shënuar 26 pikë dhe ka realizuar 10 kërcime për të ndihmuar ekipin e tij Houston Rockets të mposhtë Miami Heat me rezultat 93-86.
Për Rockets, që luajtën pa të lënduarit Tracy McGrady dhe Ron Artest, Rafer Alston kontribuoi me 22 pikë, ndërsa 17 të tjera erdhën nga Van Wafer. Kjo ishte fitorja e 25 e Houton, përkundër 16 humbjeve.
Dwyane Wade shënoi 29 pikë për Miami Heat. Shawn Marion realizoi 20 pikë dhe 10 kërcime. Miami tash ka 21 fitore dhe 18 humbje këtë sezon.