ForumCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Elvana Gjata

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dj.sLayeD
Admin


Numri i postimeve : 94
Join date : 17/01/2009

MesazhTitulli: Elvana Gjata   Sun Jan 18, 2009 11:29 pm

Pak biografi...

Familja e oficerit - Elvana Gjata suksesi i një këngëtareje të re

Emri i Elvana Gjatës nuk është i rastësishëm në botën e muzikës dhe as thjesht për të plotësuar ndonjë nga kapriçiot e moshës. Rruga e saj artistike ka filluar që fëmijë, me debutimet e saj të para në pallatin e pionierëve. Që në pjesëmarrjen e saj të parë, në Festivalin e Zërave të Rinj, vlerësohet me çmimin e tretë, me këngën 'Të këndojmë së bashku'. Ky çmim e inkurajon edhe më tej në rrugën e saj të saponisur.

Merr pjesë në spektaklin 'Kërkohet një yll', dhe në interpretimin e këngëve të Laura Pauzinit del në finale, nën shkëlqimin e një ylli të fshehur tek këngëtarja e re. E shtyrë nga i ati merr pjesë në edicionin e parë të show-t televiziv, 'Ethet e së premtes mbrëma'. Elvana, me një paraqitje të admirueshme skenike, por edhe me zërin e saj të ëmbël dhe melodioz do të fitojë simpatinë jo vetëm të stafit realizues, por edhe të publikut, i cili e ka votuar dhe e ka duartrotikur ngrohtësisht. Fati e ndjek nga mbrapa dhe ajo do të jetë një nga dhjetë finalistët e një prej spektakleve më të ndjekur në Shqipëri, ku evidentohet talenti i këngëtarëve të rinj.

'Ethet e së premtes mbrëma', më hapi dyert e suksesit, në rrugën e profesionalizmit muzikor', thotë Elvana, kur kujton momentet emocionuese nga ky spektakël , i cili ndezi dritën jeshile në rrugën e saj muzikore. Pas këtij spektakli, emri i Elvana Gjatës, nuk do të jetë më i panjohur, por do të fillojë bashkëpunimet me emra të njohur të muzikës shqiptare. Menjëherë pas 'Etheve', merr pjesë në një duet me solistin e grupit 'The Dreams' në 'Maratonën e këngës popullore' dhe arrijnë të dalin edhe në finale, ku Elvana dallohet edhe në interpretimin e këngëve popullore. Në vitin 2003, merr pjesë përkrah emrave të njohur të muzikës shqiptare, në festivalin e RTVSH, me këngën 'Pranë teje', me një tekst të shkruar nga ajo vete, ku shumë shpejt do të realizojë ëndrrën e saj më të madhe.

Së fundi, tek 'Kënga Magjike' e zhvilluar në Kosovë, paraqitet në një bashkëpunim me Flori Mumajesin dhe Andy DJ. Kënga e saj 'Vetëm Zoti e di', ka pushtuar majat e hit-paredeve në Kosovë, por, edhe në Shqipëri është një nga këngët më të dëgjuara në valët e radios 'Energy'. Një nga qëllimet e saj në këtë koncert ishte që kënga të kishte sukses në tregun muzikor dhe tani ndjehet e plotësuar dhe me fansa të shumtë. Është vetëm 18 vjeç dhe ka filluar përgatitjet për albumin e saj të parë, që pritet të dalë në tregun muzikor në korrik të këtij viti. Këngët e albumit janë të rrymave të ndryshme, por mbizotëron rryma R&B, një nga rrymat më të preferuara nga të rinjtë për momentin.

Deri tani janë rregjistruar 11 këngë, të cilat janë punuar me mjeshtëri nga Flori Mumajesi, producenti artistik i albumit. Kurse këngët të gjitha janë të regjistruara në studiot e radios Energy, dhe Andy Dj, i cili e ka mbështetur edhe financiarisht. Albumi do të shoqërohet edhe me një videoklip, që do të filmohet jashtë vendit dhe që do të jetë edhe supriza e publikimit të albumit. Krahas përgatitjeve për albumin e saj të parë, ajo po përgatitet edhe për fillimin e studimeve të larta në Akademinë e Arteve, dega regjisurë. Nuk do ta tradhëtojë këngën, por në këtë degë ajo mendon të kompletohet artistikisht, që në të ardhmen përveç se një regjizore e mirë, shpreson të bëhet një show-girl e famshme.

Dy motra këngëtare Ka qenë Migena, motra e madhe e Elvanës, ajo që e ka zbuluar si këngëtare.Ajo e ka shtyrë gjithmonë për pjesëmarrjet në konkurse dhe spektakle të ndryshme televizive. Migena është studente në vitin e fundit për kanto dhe për Elvanën, ajo ka qenë gjithmonë 'udhëheqësja e saj artistike'. Dy vajzat e familjes Gjata, vajzat e nënkolonelit Fatmir Gjatës, në rrugën që ato kanë nisur, kanë gjetur gjithmonë mbështetjen e veçantë të babait të tyre, që padyshhim një pjesë e suksesit të tyre i dedikohet atij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kst-crew.forumotion.com
 
Elvana Gjata
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Urim Gjata: Interviste me Drejtorin e Gazetes "Imazhi Shqiptar" Dr. Astrit Memia
» Urim Gjata: Njeriu që urrejtjen e ktheu në paqe dhe pajtim
» Arben Llalla: Bisedë me z. Urim Gjata, njëri nga themeluesit e partisë së PD në Selanik
» Urim Gjata: Samari i Thyer i Edvin Rames
» Urim Gjata: Terrorizmi nderkombetar dhe gjurmet e tij ne vendet e varfera

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
( ( KsT-GrouP ) ) :: Diskutime të ndryshme :: V.I.P Botrore dhe Shqiptare-
Kërce tek: