( ( KsT-GrouP ) )
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Leonora Jakupi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dj.sLayeD
Admin



Numri i postimeve : 94
Join date : 17/01/2009

Leonora Jakupi Empty
MesazhTitulli: Leonora Jakupi   Leonora Jakupi I_icon_minitimeSun Jan 18, 2009 11:29 pm

Leonora Jakupi lindi më 3 mars 1978 në Skënderaj, Kosovë. Një ndër këngëtaret më të njohura, bukura dhe preferuara në trojet shqiptare. Karriera e Leonorës ka filluar në moshën 15 vjeçare ku ka kënduar për herë të parë në festivalin "Zëri i Drenicës". Kënga e parë ishte "Dallëndyshe bukuroshe". Ka marr pjesë edhe në festivale të tjera si për shembull Festivali në Radio Televizionin Shqiptar. Albumet e Leonorës përmbajnë muzikë të rrymave të ndryshme. Albumet e fundit përmbajnë këngë pop të inspiruar nga muzika turke.

Ndër këngët më të njohura dhe të dashura të Leonorës është ”A vritet pafajësia”. Kjo këngë doli gjatë luftës së Kosovës dhe ka për temë luftën dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve. Leonora ja dedikoj këtë këngë babait të saj që ishte pjesëtar i UÇK dhe vdiq gjatë luftës. Pas luftës Leonora u shpërngul nga Skenderaj dhe u vendos në Prishtinë, ku edhe banon sot me nënën, motrën dhe vëllanë.

Në vitin 2002 Leonora u rrah nga kolegeja e saj Adelina Ismajli. Leonora e denoncoi në polici Adelinën, por prokuroria vendosi që ta hedh poshtë çështjen. Konflikti fizik mes Leonorës dhe Adelinës edhe u politizua; gazeta "Epoka e Re", e afërt me PDK, vendosi që ti besonte versionit të Leonorës për atë se çka kishte ndodhur, ndërsa gazeta "Bota Sot", e afërt me LDK bëri vendim të kundërt, i besoi versionit të Adelina Ismajlit.

Në programin ”Përrall me tupan” në Radio Televizionin e Kosovës më datën 01. shkurt 2007 Leonora Jakupi deklaroi se do të mund të pajtohej me Adelina Ismajlin, vetëm nëse ajo i kërkon Leonorës falje publikisht.

Disa herë në intervista është ankuar se Ministria për Kulturë e Kosovës po bën pak për mbrojtën e të drejtave autoriale të këngëtarëve nga Kosova, dhe luftimin e piraterisë.

Ka marr pjesë disa herë në koncerte humanitare/ bamirëse, si në koncertin për grumbullimin e mjeteve financiare për lirimin e Fatmir Limaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kst-crew.forumotion.com
 
Leonora Jakupi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
( ( KsT-GrouP ) ) :: Diskutime të ndryshme :: V.I.P Botrore dhe Shqiptare-
Kërce tek: