( ( KsT-GrouP ) )
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ermal Fejzullahu

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dj.sLayeD
Admin



Numri i postimeve : 94
Join date : 17/01/2009

Ermal Fejzullahu Empty
MesazhTitulli: Ermal Fejzullahu   Ermal Fejzullahu I_icon_minitimeSun Jan 18, 2009 11:30 pm

Ermal Fejzullahu romancë me ish të dashurën e Shpat KasapitLidhjet dashurore në showbizz, kanë gjithmonë të papritura. Një javë më parë u fol në media se Ermal Fejzullahu ishte lidhur me një vajzë e cila quhej Ariana, por ajo që nuk pritej ndodhi. Flitet se vajza që shoqëroi pinjollin e familjes Fejzullahu në natën e ndarjes së çmimeve “Video Fest”, ka qenë e lidhur më parë me Shpat Kasapin. Nëse e gjitha mund të duket si një telenovelë, romanca të tilla ndodhin rëndomë mes VIP-ash.

Thashethemi ka pak ditë që po qarkullon në faqet e internetit, por duket se asnjëra nga palët, nuk ka dhënë asnjë prononcim. Kurioziteti është rritur ndjeshëm vetëm pak ditë kur Ermali u shfaq në krah të një vajze misterioze, emri i së cilës ishte Ariana dhe më pas asnjë detaj tjetër për jetën e saj dhe sidomos për të shkuarën. Në këtë moment të gjithë nisën të gërmonin më shumë sesa duhet në jetën e Arianës, derisa zbuluan se ajo kohë më parë ka qenë edhe në krahët e një tjetër djaloshi po kaq të njohur sa i dashuri i saj aktual.


Më së paku Ermali, nuk ka dhënë asnjë detaj, kjo ndoshta për faktin, se ai kishte pohuar se kur të gjente vajzën ideale, do ta prezantonte atë me familjen e tij dhe më pas do të fejoheshin. Por nëse e vërteta ende nuk është zbuluar totalisht, Ermali duhet të mendohet për këtë. Nga ana tjetër nuk ka sesi të ndodhë ndryshe me Shpatin, i cili për momentin po hesht.


Këngëtari shqiptar nga Maqedonia i adhuruar nga femrat aktualisht është duke përjetuar historinë më të bukur të dashurisë, në krahët e modeles së njohur Afërdita Dreshaj. Ajo që duhet realisht të zbardhë gjithë të vërtetën e kësaj historie, deri tani ka qenë në heshtje, ndoshta për të mos humbur të dashurin e saj të ri, duke qenë pjesë e gazetave skandalistike, të cilat së fundmi kanë qenë shumë të interesuara për të mësuar më shumë rreth jetës së saj private. Shumë pak foto të saj qarkullojnë në internet dhe po kaq pak informacione për njohjen e re me Ermalin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kst-crew.forumotion.com
 
Ermal Fejzullahu
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
( ( KsT-GrouP ) ) :: Diskutime të ndryshme :: V.I.P Botrore dhe Shqiptare-
Kërce tek: