( ( KsT-GrouP ) )
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Bleona Qereti

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dj.sLayeD
Admin



Numri i postimeve : 94
Join date : 17/01/2009

Bleona Qereti Empty
MesazhTitulli: Bleona Qereti   Bleona Qereti I_icon_minitimeSun Jan 18, 2009 11:32 pm

Datë lindja 14.05.1979
Vendlindja Korçë
Vendbanimi Tirana
Gjatesia 174 Cm
Pesha 57Kg
Shenja zodiakale Demi

Një nga më të njohurat këngetare + showomen në Shqipëri kosovë maqedoni dhe gjithkund ku ndodhen shqiptarë.

Që në moshë të vogël dallohet për pjesmarrje aktive në aktivitet e ndryshme të zhvilluara për fëmijë në Korçë dhe Elbasan.
Perfaqësimi i saj i parë ndërkombëtar ka qenë në festivalin ballkanik të grupeve të fëmijëve në vitin 1991 i cili u zhvillua në Preveza të Greqisë.
Në vitin 1991-1994 aktivizohet si këngëtare dhe spikere në estradën profesioniste të teatrit "Skampa në Elbasan".
Në vitin 1994 merr pjesë në Festivalin kombëtar të këngës së lehtë shqiptare për të rritur zhvilluar nga radio televizioni shqiptar.
Ne vitin 1995 është pjesëmarrëse e festivalit të pranverës ku prezantohet denjësisht me këngën "Si të panjohur" Boom-i i saj ka qenë në festivalin kombëtar të këngës së lehtë shqiptare në dhjetor të vitit 1995 me kengën "Lermëni"
Në janar të vitit 1996 realizon 2 spektakle me trupën profesioniste të cirkut të Tiranës ku aktivizohet si këngëtare dhe spikere.Mbas kesaj aktivizohet në shumë spektakle si spikere dhe këngëtare me estraden profesioniste të Tiranës.
Mbas pjesëmarrjes së sukseshme në festivalin e pranverës 96 ftohet në një turne në Zvicer me këngëtarët më të njohur shqiptarë. Kthehet si spikere dhe këngëtare në spektaklin "Sofra tiranase".
Gjatë kësaj kohe provon të këndojë këngën popullore shqiptare duke marrë pjesë në koncertin e këngës së perpunuar popullore që u zhvillua në Shkodër. Vazhdon me këngën popullore duke marrë pjesë në festivalin botëror të këngës folklorike që u zhvillua në Francë në gusht të vitit 1996 ku ishte prezantuese dhe këngëtare e grupit "Arbana" që perfaqësoi shqipërinë në këtë festival.
Në tetor të vitit 1996 vazhdon koncertet e saj në një turne 2 mujor në gjermani, Belgjike dhe Hollandë
Kthehet për të marrë pjesë në festivalin kombëtar të dhjetorit 96.
Në pranverën e vitit 1997 megjithë kushtet e vështira social-ekonomike dhe trazirat në Shqipëri arrin të realizojë vidoklipin e saj të parë të këngës "Era" me të cilin perfaqësohet në festivalin e pranverës 97.Vidioklipi është transmetuar nga stacioni TV5 Francë në një emision për Shqipërinë.
Në verën e 1997 ftohet 2 muaj nga shqipëtarët e Malit të Zi për koncerte ne Ulqin.
Në tetor të 97 ftohet nga shqiptaret në Zvicër për një turne 1 mujor.
Në dhjetor të 97 perfaqesohet në festivalin Kombetar të Radiotelevizionit me këngën "Nuk më mashtron dot".
Në Janar të vitit 1998 realizon albumin e parë të saj të titulluar "Kam qejfin tim".
Në Maj te 1998 është prezantuese së bashku me rektorin e Akademisë së Arteve zotin Kastriot Çaushi, dhe këngëtare në Koncertin më të madh që u zhvillua për Shqiptarët në Greqi organizuar nga Kompania "Koha Jonë". Në Shtator të vitit 1998 fiton Konkursin në Akademinë e Arteve të bukura në degën e Aktrimit në Tiranë ku aktualisht vazhdon studimet në vitn e 4-të. Prezanton Festivalin e Pranverës ne Qershor të 1999 ku këndon dhe hitin e saj "Nëse më do fort".
Në verën e vitit 1999 merr pjesë në një turne humanitar në Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Hollandë, Austri etj...
Në Tetor 1999, nxjerr për publikun Video-Kasetën e saj të parë me titull "Kam qejfin tim", e cila u realizua ne Gjermani gjatë verës 1999.
Ne Nëntor të vitit 1999 në një periudhë 1 mujore mban koncertet e saj në Zvicër.
Në Janar të vitit 2000 realizon albumin e saj të dytë me titull "Nëse më do fort" me 13 këngë.
Ne verën e vitit 2000 realizon Videoklipet e reja të albumit të dytë.
Në Shtator të vitit 2000 merr pjesë në Turneun më të madh të organizuar per Shqiptarët në Europë
Në vitin 2001 realizon kontratën e saj të parë të mirëfilltë me menaxherin Jeton Dautaj dhe realizon rreth 80 koncerte në të gjithë europën.
Në qershor të po këtij viti del në shitje për fansat albumi i saj i tretë me titull "S'me behet vonë" i cili arrin rekordet e shitjes në Shqipëri. Në shtator të vitit 2001 realizon në Itali me regjizorin Nicola Doersole vidioklipin e këngës "S'me behet vonë" e cila shnderrohet ne hitin e 2001 për rininë. Pas 2 turneve absolutisht të sukseshme në mars e tetor të vitit 2001 ftohet eskluzivisht në diskoteken " macumba " në Fribourg ku pret nderrimin e viteve.
Në vitin 2002 rinovon kontratën me menaxherin Jeton Dautaj dhe në janar të 2002 ftohet në skandinavi nga shqiptaret së bashku me grupin Corona.
Në muajt shkurt mars vazhdon koncertet e saj në Zvicër Austri dhe Gjermani në muajin prill ftohet serish në skandinavi (Copenhagen goteborg dhe osio) së bashku me grupin elita 5.
Në qershor 2002 diplomohet në akademinë e arteve te bukura në degën e aktrimit me pjesën "xhaxha vanja".
Në korrik del albumi I saj I katërt me titull "ik meso si dashurohet" I cili thyen rekordet e tregjeve shqiptare dhe shitet ne masen 90% del njekohësisht dhe vidioja e kengës "ik meso si dashurohet.
Në gusht Qereti nis një turne madheshtor në të gjithë Shqiperinë ku pushton edhe sheshet e qyteve kryesore. Nata finale e ketij turneu madheshtor përfundoi në qytetin e Tiranës ku Qereti këndon se bashku me grupin Elita 5 live përpara syve të rreth 80 mije shikuësve.
Në 1 nëntor të vitit 2002 shkon në Gjermani ne nje turne madheshtor për shqiptarët.
Në fillim të dhjetorit del në treg vidiokaseta e dyte e bleones me titull "ik meso si dashurohet” me insertet më të mira të turneut nëpër shqipëri Suprize viti i ri.

Bashkëpunimet më të shumta janë me Kompozitorin Edmond Zhulali.
Ka bashkëpunime me Kompozitorët Wirus, Afrim Macula, Nexhat Macula, Ilir Dangëllia, Arian Gjici, Dritan Lumshi, Petrit Tërkuçi, Luan Zhegu.

Me Orkestruesit: Edmond Zhulali, Shpëtim Saraçi, Alfred Kaçinari, Wirus.
Me autorët e teksteve: Agim Doçi, Mimoza Ahmeti, Alqi Boshnjaku, Hivzi Krasniqi, Ledi Shqiponja, Irma Kurti, Vehbi Skënderi, Jorgo Papingji, etj...
Me Regjisorët: Pali Kuke, Petri Bozo, Pëllumb Dervishi,Nicola Doersole etj
Me Kameramanët: Valter Qarri, Besfort Hasanaj, Niko Treni, etj...
Falenderoj për Këshillat: Familjen time, sidomos babain, dhe gjithe kolegët e mi, menaxherin tim për vitin 2001-2002 Jeton Dautaj. Gjithashtu dhe Edmond Zhulali, Agim Doçi, Ardit Gjebrea, Mihrije Braha, Naim Abazi, Gili dhe Ilir Berani, Redon Makashi, Aleksandër Gjoka, Enxhi Nini,Dashnor Dika dhe te gjithë miqtë e mi jo Artistë.



Bleona Qereti

Faqja 1 e 1


Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Dj.sLayeD :: V.I.P Boterore dhe Kosovare


Dj.sLayeD :: V.I.P Boterore dhe Kosovare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kst-crew.forumotion.com
 
Bleona Qereti
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
( ( KsT-GrouP ) ) :: Diskutime të ndryshme :: V.I.P Botrore dhe Shqiptare-
Kërce tek: