( ( KsT-GrouP ) )
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Rovena Stefa

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dj.sLayeD
Admin



Numri i postimeve : 94
Join date : 17/01/2009

Rovena Stefa Empty
MesazhTitulli: Rovena Stefa   Rovena Stefa I_icon_minitimeSun Jan 18, 2009 11:33 pm

Lindi ne 27 prill te vitit 1979 ne qytetin e bukur te Fierit.Ne moshen 5 vjecare behet fituese e konkursit te Shqiperise jugore te poezise per femije me nje poezi kushtuar nates se 11 shkurtit te vitit 1944 ne Tirane, ku u vrane rreth 32 kosovare ne perleshje misterioze, rrethanat e se ciles mbeten per t’u zbuluar ende sot.
Shkollen 8 vjecare e perfundon ne Fier dhe me pas fiton te drejten per te vazhduar shkollen e mesme ne Elbasan ne profilin e “Gjuheve te huaja, Frengjisht”.Ketu fillon karriera muzikore, pasi zbulohet si talent nga kompozitori elbasanas Edmond Rrapi, i cili dashurohet pas vokalit dhe interpretimit te pjekur te Rovenes.Aty Rovena fiton cmimin e pare ne maratonen e kenges per te rinj me titullin “Princesha e Elbasanit”.
Menjehere pas kesaj talenti i Rovenes bie ne sy te emrave me te medhenj te artit shqiptar si Alqi Boshnjaku dhe Zhani Ciko, te cilet vendosin se Rovena te marre pjese menjehere ne Festivalin e Pranveres qe zhvillohej ate vit ne Tirane, ku Rovena nderohet me cmim te dyte dhe nje vit me vone, me 1997 edhe ne Festivalin e madh te Shqiperise ne RTSH, ku prezantohet denjesisht dhe duartrokitet nga publiku i gjere.
Studimet e larta i kryen ne Tirane ne Fakultetin e Drejtesise ne UT me rezultate te shkelqyera.
Viti 1998 sjell pjesemarrjen ne nje tjeter festival pranvere ne Tirane dhe nje kenge e cila klasifikohet menjehere ne vendet e para te top-listave te asaj kohe, “Nje gjethe me nis”, qe u shnderrua ne hit shperthyes per mbare publikun shqiptar.
Vit pas viti Rovena eshte pjese e pandare e festivaleve shqiptare si menyra e vetme per t’u prezantuar perpara publikut shqiptar, shume te etur per muzike te re.Keshtu ne 1999 nderohet me cmimin e interpretimit ne Festivalin Kenga Magjike, edicioni i pare i saj, po ashtu edhe ne Festivalin Mikorofoni i Arte nderohet me cmimin e dyte ne tetor 2002.
Viti 2002 eshte nje faqe e re ne karrieren e historine muzikore te Rovenes.Sapo kishte filluar tregu muzikor, pak albume ishin ne treg.Rovena vendos te punoje per albumin e saj te pare “Bie Debore”, i cili doli ne treg ne qershor 2002 dhe u promovua me klipin “Me ben magji”.Ky album kapi shifra rekord ne muajin e pare te shitjeve duke u shnderruar ne pak kohe ne albumin nr 1 ne tregun shqiptar.Ky fenomen zgjoi kureshtjen e producenteve te vjeter ne tregun kosovar, i cili tashme ishte i pjekur dhe i zhvilluar.Keshtu brenda pak ditesh albumi filloi shperndarjen e tij edhe ne Kosove e Maqedoni, ku arriti shifra te jashtezakonshme edhe atje.Kjo rriti oreksin edhe te kompanive shperndarese ne Diaspore te albumeve muzikore, te cilat e rrembyen men jehere albimni dhe e nxoren ne shitje gjithkund ku gjendeshin shqiptaret.



Viti 2002- 2003
Fillojne turnete ne te gjithe boten duke patur nje sukses te madh kudo ku ka bashkekombesit e saj duke perfshire te gjitha trevat shqiptare.Nje numer I madh koncertesh ne Itali, Greqi, Maqedoni, Kosove, Zvicer, Austri, Gjermani, Suedi, Danimarke, Norvegji, Angli, Belgjike e konfirmojne dukshem suksesin e albumit “Bie debore” dhe hitin “Me ben magji”.
Rovena tashme eshte rreshtuar mes emrave me te medhenj te muzikes shqiptare edhe jashte kufijve.Shitjet e albumit kapin rekorde kudo ne Shqiperi,Maqedoni, Mal iZi,Kosove e Diaspore.
Nderkohe edhe media e ka simpatizuar mjaft dhe ka pritur me interes te gjitha te rejat nga Rovena.Gazetat kryesore si “Gazeta Shqiptare”, “Tema”, “Shekulli”, “Korrieri”, “Ballkan” dhe ato jashte kufijve si; “Bota sot”, “Fakti”etj dhe shumica e revistave si “Spekter”, “Klan”, “Kosovarja”, “Kult”, “Bis”, “Estrada”, “Eurozeri”, “Jeta”, etj shkruajne dhe japin te gjitha informacionet e fundit mbi aktivitetet e kengetares brenda dhe jashte vendit.
Nderkohe Rovena pergatitet per albumin e dyte per te cilin punojne nje ekip I tere profesionistesh duke perfshire kompozitore si Xhevdet Gashi ,Adrian Hila,Naim Krasniqi Andi Dj, Darko Dimitrov dhe Robert Bilbilov dhe autore tekstesh mjaft te njohur si Avni Qahili ,Armand Trebicka etj.
Ne fillim te qershorit Rovena merr nje ftese per te konkurruar ne festivalin mjaft prestigjioz “Show fest” ne Prishtine me kengen “Ku je ti”, me te cilin merr çmimin e dyte.
Me 8 qershor 2003, ne Shkup mblidhen personalitetet me te njohura te artit,politikes e medias per te asistuar ne promovimin e videoklipit me te ri, “Paraja”per te cilin punoi nje ekip mjaft i organizuar dhe profesional.Media e komenton shume mire realizimin e ketij videoklipi dhe performancen e Rovenes ne veçanti.
Me 8 korrik 2003 del ne treg albumi i dyte me titull “Paraja”
Me 23 gusht 2003 Rovena perfaqeson Shqiperine ne festivalin ballkanik te Ohrit me kengen
“Ku je ti” ku merr vendin e shtate.Koncertet dhe ftesat e televizioneve jane te shumta, po
ashtu te festivaleve e spektakleve.
Gjate vitit 2003-2004 axhenda e programit te saj eshte mjaft e ngarkuar me aktivitete te ndryshme kulturore shteterore e te huaja.
Me 17 dhjetor 2004 merr pjese ne Festivalin e 43 te Kenges ne RTSh me kengen “Kthehem prape” te kompozitorit Alfred Kaçinari ku pritet shume mire nga kritika.
Me 20 dhjetor 2004 promovon ne Tirane ne ambjentet e Piano-bar Piaces albumin e 3-te, “Dasma”, per te cilin ka punuar se bashku me menaxheren e saj Elisen per nje vit te tere ne studiot me te mira te Tiranes e Shkupit.Albumi pritet mjaft mire si brenda dhe jashte kufijve dhe thyen rekorde persa i perket shitjes e hiteve qe permban.
“Dasma”, “Me kapele karrocieri”, “Embelsira” jane hite te dashura te publikut qe e bejne Rovenen akoma me te dashur ne syte e fansave te saj te medhenj e te vegjel.
Ne fillim te 2005 ajo fillon turin e saj ne Evrope duke u pritur mjaft mire nga publiku i diaspores.Kenga me e re qe pushtoi Shqiperine eshte “Mos thuaj”nje bashkepunim me Bleron e cila eshte regjistruar ne Suedi ne nje nga studiot me mira ne Malmo.Kenga eshte e rrymes r&b hip-hop dhe u pelqye mjaft nga rinia shqiptare.
Vera e vitit 2006 solli nje tjeter album shume te suksesshem ne tregun muzikor, “Llokum”, i cili ndjek rrugen e suksesit te albumit te meparshem “Dasma”, dhe nxjerr ne drite disa hite te shoqeruara me klipe profesionale si “Llokum”, “Adrese pa emer”, “Hej Hej”.Nderkohe te gjitha fundjavat e Rovenes perfshihen ne axhenda koncertesh ne mbare boten, ku promovohet albumi i ri dhe ku kryhet takimi nga afer me publikun shqiptar dhe fansat e Rovenes.Sukseset ndjekin njeri-tjetrin, shperblimet ne koncerte jane te niveleve maksimale dhe performaca e Rovenes, konfirmon per suksesin e merituar.
Kete kohe Rovena realizon edhe duetin e famshem “Per nje kafe” me kengetarin e mirenjohur Altin Shira, edhe ky nje sukses ne vazhden e bashkepunimeve, nje klip i arritur qe transmetohet pa fund ne tv muzikore shqiptare.
Ne 16 dhjetor 2006 Rovena merr pjese edhe njehere ne festivalin e fundvitit ne RTSH duke pretenduar kualifikimin per Eurvizion, por keqorganizimi i festivalit dhe perndarja e cmimeve perpara konkurrimit bene qe Rovena te prezantohej ne Fiks Fare per te denoncuar kete akt te korrupsionit duke prezantuar edhe nje here kengen pretendente dhe duke injoruar keshtu tabloidet korruptive te Festivalit te RTSH-se.
10 Mars 2007 Rovena Fillon turin me te madh koncertor nga permasat, ne SHBA ne 6 shtete te medha te tyre, New York, Chicago, Boston, Detroit, Pensilvannia dhe Connecticat, tur i cili kap kuoten e 80,000 $ shperblim.Te gjashte koncertet mbledhin se bashku afer 10,000 fansa ku nje bilete kushoi jo me pak se 40 $.Nje sukses qe vendosi nje vule te rendesishme ne karrieren e Rovenes, nje mal i ngjitur ne rrugen e gjate artistike te saj.Turi zgjati 1 muaj plot dhe u pasurua me vizita te ndryshme ne qytete dhe shtete te tjera vec atyre te planifikuara ne axhenden e punes, si Filadelphia, Atlantic City, Las Vegas, Los Angelos etj.


23 Qershor 2007 shenon hapjen e aktivitetit me te ri privat te Rovenes, veror, ne brigjet e Durresit.Diskoteka verore me emrin Erzeni, nen menaxhim te vete Rovenes, perfaqesuar nga menazherja e saj, Elisa, priti rreth 600 pushues cdo nate nga mbare shqiptaria, te cilet u argetuan nen ritmet e muzikes Live turbofolk dhe Folk te kengetares perreth 4 ore plot.Netet verore te nxehta ne plazhin e Durresit tashme kane nje hapesire te re argetuese profesioniste, pushuesit kane nje vend, ku te bashkohen dhe te ndjejne aromen e muzikes se hareshme shqiptare ne nje bregdet te mrekullueshem shqiptar.Suksesi eshte i jashtezakonshem.Natyrisht qe Rovena nuk harron te beje pjese te mbremjeve dhe argetimit edhe miqte e saj artiste si Shpat Kasapi, etj.
Vjeshta do ta gjeje Rovenen serish ne Diaspore ne koncerte te ndryshme atje.
Dhjetori 2007 e prezanton Rovenen ne nje bashkepunim teper interesant dhe terheqes per publikun e gjere me kengetarin e famshem Shpat Kasapi ne rrymen Folk, shume i pritur mire dhe nje pike tjeter pozitive ne karrieren e saj.
16 Shkurt 2008 , Tv 21 nje nate perpara shpalljes se Pavaresise se Kosoves transmeton Shown e mrekullueshem Rovena & Shpati , 3 ore shfaqje Live per shikuesit e TV21 ne Prishtine, ku kengetaret prezantojne bashkepunimin e tyre me te ri dhe urojne te paret Pavaresine e Kosoves, nje mbrejme kjo historike per te gjithe shqiptaret.

17 Shkurt 2008, shpallet Pavaresia e Kosoves.Rovena gjendet ne shesh te Prishtines, mes popullit dhe pershendet shpalljen e shumepritur nga te gjithe shqiptaret duke kenduar.Menjehere me pas ajo pershendet edhe qytetin e Klines ne shesh me 4 kenge.Mbremja e vone e gjen Rovenen ne sheshin 21 ne Tv 21 ne Prishtine duke kenduar perpara kamerave kengen e pavaresise dhe duke u bashkuar me publikun ne kete ngjarje te madhe historike nen n
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kst-crew.forumotion.com
 
Rovena Stefa
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
( ( KsT-GrouP ) ) :: Diskutime të ndryshme :: V.I.P Botrore dhe Shqiptare-
Kërce tek: