ForumCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 ne SHBA dhe shum shtet te tjera festohet NAta e Shtrigave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dj.sLayeD
Admin


Numri i postimeve : 94
Join date : 17/01/2009

MesazhTitulli: ne SHBA dhe shum shtet te tjera festohet NAta e Shtrigave   Sun Jan 18, 2009 11:41 pm

Koha është për kunguj të gdhendur dhe maska të tmerrshme. Në SHBA dhe në disa pjesë tjera të botës sot festohet “Nata e shtrigave” apo “Haluin”, me të cilën Keltët dikur shënonin fundin e korrjes.
E gjithë kjo shënohet me ahengje, lojëra shoqëruese dhe parakalime, ndërsa manifestimi më i madh në botë do të mbahet në Nju-Jork në Grinviç Villixh, ku përgatitet parakalimi tradicional i rreth 50 mijë valltarëve, muzikantëve, njerëzve të maskuar, akrobatëve dhe argëtuesve tjerë.

Parakalimi tradicionalisht mbahet që nga viti 1973, ndërsa në Nju-Jork do të organizojnë edhe mbrëmje vallëzimi me maska të personaliteteve të njohura. Me biletë prej 75 deri në 95 dollarë mysafirët do të mund të vallëzojnë me ndonjë yll.

Haluin ka prejardhjen nga Keltët, të cilët në festën e korrjes thernin kafshë dhe përgatitnin ushqim për dimrin. Disa besonin se në këtë ditë fshihet kufiri mes të gjallëve dhe të vdekurve dhe për këtë shkak me zjarre të mëdha i dëbonin nga "ajo botë". Kungujt e gdhendur paraqesin fytyrën, si pjesën më të fortë të trupit.

Nata e shtrigave festohet edhe në pjesët tjera të botës, ku tepër interesante është në Transilvaninë rumune, atdheun e Drakullës. /Makfaks/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kst-crew.forumotion.com
 
ne SHBA dhe shum shtet te tjera festohet NAta e Shtrigave
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historiku i përvjetorit të pavarësisë së ShBA-ve
» Dita e Pavarësisë së SHBA-së, sinonim i lirisë
» Sëmundjet psiqike dhe lidhjet me sëmundjet tjera
» Humore montazhi dhe foto tjera humoristike
» Mërfi: Është për keqardhje loja politike në Serbi me SHBA-në

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
( ( KsT-GrouP ) ) :: Diskutime të ndryshme :: Kuriozitete-
Kërce tek: