ForumCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ekspozit artistike ne uje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dj.sLayeD
Admin


Numri i postimeve : 94
Join date : 17/01/2009

MesazhTitulli: Ekspozit artistike ne uje   Sun Jan 18, 2009 11:42 pm

Fotograf i shquar, Noam Kortler konsideron se mënyra më e mirë për t’iu afruar botës nën ujore është pikërisht ekspozimi nën ujë.
Ai hapi sot ekspozitën e tij më të re “Thesari i deteve” në ujërat para pushimores izraelite Eilat. Me dhjetëra fotografi të shtypura me panela plastike me motive të peshqve dhe qenieve të tjera detare, notojnë në afërsi të truallit detar, kështu që zhytësit njëkohësisht mund të kënaqen edhe me zhytjen edhe me artin!

“Pse nën ujë- për këtë të gjithë më pyesin. Të gjithë kanë qenë në galeri kanë parë piktura në mur, por askush nuk ka parë piktura nën ujë. Ka një qasje më ndryshe, pak disi abstrakte dhe jo e zakontë, pasi shihni jetën detare në rrethin natyral dhe ju jeni në ujë, kjo është diçka shumë e bukur”, thotë fotografi Noam Kortler.

Secila fotografi është e lidhur në trungje të truallit detar, me pe të tejdukshëm për peshkim, me çka arrihet efekti i luhatjes.

Kortler thotë se për ta shikuar ekspozitën nuk është e domosdoshme të jesh zhytës profesional, madje edhe fëmijët mund të zhyten deri te fotografitë.

Kjo është ekspozita e dytë. Këtë lloj të ekspozitave, Kortleri , planifikon ti shndërroj në traditë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kst-crew.forumotion.com
 
Ekspozit artistike ne uje
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Asllan Dibrani: Shtatorja e Bill Klintonit në Prishtinë me mangësi artistike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
( ( KsT-GrouP ) ) :: Diskutime të ndryshme :: Kuriozitete-
Kërce tek: