( ( KsT-GrouP ) )
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ligji I Njutonit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Enisi.1




Numri i postimeve : 635
Join date : 17/01/2009

Ligji I Njutonit Empty
MesazhTitulli: Ligji I Njutonit   Ligji I Njutonit I_icon_minitimeSat Jan 17, 2009 6:54 pm

Ligjet e lëvizjes të Njutonit janë tre ligje fizike të cilat japin marredheniet ndermjet forcave që veprojnë mbi një objekt dhe lëvizjes së trupit. Ato u enunciuan për here të pare nga Isak Njutoni në vepren e tij kryesore Philosophiae Naturalis Principia Mathematica, e publikuar për here të pare në 5 Korrik, 1687.[1] Ligjet formojnë bazen e mekanikes klasike dhe Njutoni i përdori ato për të shpjeguar shume fenomene të cilat studiojnë lëvizjen e objekteve fizike.[2] Në volumin e trete të vepres, Njutoni tregoi se si ligjet e lëvizjes, të kombinuara me ligjin universal te gravitacionit, cojne ne derivimin e Ligjet e Keplerit te levizjes planetare.

Ligji i pare i Njutonit: ligji i inercise
Lex I: Corpus omne perseverare in statu suo quiescendi vel movendi uniformiter in directum, nisi quatenus a viribus impressis cogitur statum illum mutare. Çdo trup ruan gjendjen e të qenit në prehje ose të lëvizjes drejtvizore të njetrajtshme, persa kohe mbi te nuk veprojnë forca të jashme. [3]

Ky ligj njihet gjithashtu si Ligji i inercisë.

Ligji i dytë i Njutonit: ligji i forces rezultante
Lex II: Mutationem motus proportionalem esse vi motrici impressae, et fieri secundum lineam rectam qua vis illa imprimitur. Ndryshimi i momentit të një trupi është proporcional me impulsin që vepron mbi trupin, kjo ndodh pergjate një vije të drejte pergjate të ciles impulsi vepron.

Duke përdorur simboliken moderne, Ligji i dyte i Njutonit mund të shkruhet si një ekuacion diferencial vektorial



kuF është vektori i forces, m është masa e trupit, v është vektori i shpejtësisë dhe t është koha.





[redakto] Impulsi dhe momenti
Termi impuls eshte i lidhur ngushte me ligjin e dyte te Njutonit, dhe nga pikepamja historike eshte shume me afer me formen fillestare te ligjit.[4]The meaning of an impulse is as follows:[5][6]

Nje impuls ndodh kur nje force F vepron mbi nje interval kohor Δt dhe jepet nga .

Fjalet forca levizese u perdoren nga Njutoni per te pershkruar "impulsin" dhe levizjen si dhe per pershkrimin e momentit; Si rrjedhoje, nje shqyrtim i ligjit te dyte tregon se ai pershkruan lidhjen midis impulsit dhe ndryshimit te momentit. Pra po ta frazojme ne terma matematike ligjin shikojme se ai mund te paraqitet si version me diferenca te fundme i ligjit te dyte, i dhene si


ku I eshte impulsi, Δp eshte ndryshimi i momentit, m eshte masa, dhe Δv eshte ndryshimi i shpejtesise.

Analiza e perplasjeve dhe fenomenet e impakteve mes trupave perdorin konceptin e impulsit

Relativiti

Po te marrim ne konsiderate relativitetin special, ligji i forces rezultante mund te jepet ne terma te nxitimit si me poshte:[8]



ku rezultati i famshem per energjine E = mc2 eshte perdorur (ku c eshte shpejtësia e dritës ne hapesiren e lire). Vini re se kjo eshte nje formule e perafert, ku γ ne shprehjen ekzakte te energjise relativiste, E = γmc2, eshte perafersisht nje. Relacioni



pershkruan punene e bere ne nje njesi kohe. Ketu F·v eshte produkti skalar.

Ky ekuacion mund te rregullohet ne menyre qe te japi ligjin e modifikuar per forcen



i cili tregon se edhe pse ndryshimi tek momenti eshte ne drejtimin e forces, ne pergjithesi nxitimi i mases nuk eshte ne drejtimin e forces. Megjithate, kur shpejtesia e trupit ne levizje eshte shume me e vogel se ajo e drites, ekuacioni i melartem reduktohet ne ekuacionin familiar F=ma.

Sistemet e hapura

Ligji i trete i Njutonit: ligji i veprimit reciprok
Lex III: Actioni contrariam semper et æqualem esse reactionem: sive corporum duorum actiones in se mutuo semper esse æquales et in partes contrarias dirigi. Për çdo force ekziston gjithmone një kundervepim i barabarte me kah të kundert: ose për forcat e dy trupavembi njeri tjetrin janë gjithmone të njejta dhe në drejtime të kunderta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ligji I Njutonit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
( ( KsT-GrouP ) ) :: Shkenca :: Fizike & Kimi-
Kërce tek: