ForumCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zbulohet Metan ne nje ekzoplanet!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Enisi.1



Numri i postimeve : 635
Join date : 17/01/2009

MesazhTitulli: Zbulohet Metan ne nje ekzoplanet!   Sat Jan 17, 2009 6:57 pm

Disa astronome kane arritur te gjejne per te paren here metan ne atmosferen e nje ekzoplaneti, qe permban pervec metanit edhe avuj uji.
Fale teleskopit Hubble astronomet kane mundur te vezhgojne ekzoplanetin gjigand HD 189733b. Ky ekzoplanet ndodhet rreth 63 vite-drite larg Tokes, dhe eshte pak me i madh se Jupiteri. Edhe pse prezenca e ketij gazi ne Toke eshte nje shenje jete, per kete ekzoplanet nuk behet fjale te flitet per jete pasi ai ndodhet teper prane yllit te tij, madje me prane sesa Merkuri nga Dielli.
Temperaturat ne siperfaqe dhe ne atmosferen e ketij planeti arrijne 700°C. Shkencetaret jane te pavendosur mbi shpjegimin e prezences se metanit. Disa procese kimike qe nuk njihen mire deri me sot mund te jene shkaktare te perqendrimit te kesaj molekule organike ne shtresat me te ftohta te atmosferes, per me teper keto procese mundet madje te jene edhe prodhuese metani. Nje tjeter hipoteze eshte ajo e ekzistences se nje atmosfere teper pasur ne karbon (element thelbesor i jetes), i cili do te lidhej me hidrogjenin per te dhene metan.
Ky kombinim uji dhe molekulash organike te pasura ne metan mund te ishte shkaktar i krijimit te jetes primitive ne kete ekzoplanet, neqoftese ky i fundit nuk do te ndodhej ne nje distance kaq te shkurter nga ylli rreth te cilit orbiton. Ne Toke, molekulat organike jane “berthama” e jetes. Disa shkencatare kane shtruar pyetjen e ekzistence ne Univers, te nje tjeter tipi jete te ndryshem nga i yni i bazuar ne prezencen e metanit dhe jo ne ate te ujit.
Per momentin zbulimi ne fjale shton edhe nje pjese tjeter ne “puzzle”-in e paperfunduar te jetes ne Univers. Edhe pse ne rastin specifik jeta nuk ka mundur te formohet, prezenca e metanit eshte prove e ekzistences te substancave organike te cilat sic u tha edhe me lart, neqoftese do te jene shfaqur edhe ne ekzoplanete te tjera mund te jene pa problem burim formash fillestare te jetes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Zbulohet Metan ne nje ekzoplanet!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zbulohet misteri i Trekëndëshit të Bermudeve? (Foto)
» E pabesueshme – në Greqi gjendet skeleti i Gjigantit?
» ALMA MALE:Zbulohet karikatura kunder copetimit te Shqiperise ne 1913
» Gjon Neçaj: Zbulohet pasaporta e Bajram Currit
» Nako Spiru, zbulohet dëshmitari që pa skenën e vrasjes së ish-ministrit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
( ( KsT-GrouP ) ) :: Shkenca :: Fizike & Kimi-
Kërce tek: