ForumCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Krijimi i Planeteve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Enisi.1



Numri i postimeve : 635
Join date : 17/01/2009

MesazhTitulli: Krijimi i Planeteve   Sat Jan 17, 2009 6:58 pm

Nëse vështrojmë për një kohë të gjatë pluhurin nën shtrat, mund të shohim se ai mblidhet tok për të formuar topa të vegjël pluhuri. Poashtu disku i pluhurit që sillet rreth një ylli, mbeturinë nga formimi i atij ylli, bashkohet si pasojë e gravitetit. Grimcat e vogla mblidhen së bashku për të formuar një masë më të madhe.

Por formimi i planeteve nuk është vetëm proces i mbledhjes graduale të grimcave përmes gravitetit si ç’mendohej deri vonë. Duket se ka edhe një periudhë kur ndodhin përplasje masive mes shkëmbinjëve të mëdhenj, të cilët më pas bashkohen për të formuar shkëmbinj edhe më të mëdhenj.
Një ekip i udhëhequr nga astronomi George Rieke i Universitetit të Arizonës ka arritur të vrojtojë këtë periudhë të ndërmjetme me anë të teleskopit Spitzer.

Teleskopi Spitzer, i cili u aktivizua para 14 muajsh, vrojtoi pasojat e përplasjeve të fuqishme përreth dy yjesh me anë të rrezeve infra të kuqe. Pluhuri ngrohej nga ylli qendror dhe teleskopi mati këtë rrezatim nxehtësie, e cila çlirohet në valë nën dritën e kuqe. Duke matur rrezatimin infra të kuq astronomët arritën në përfundimin se disa yje të vjetra kishin më shumë disqe masive pluhuri sesa do të ishte pritur, bazuar në atë që mendohej më parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Krijimi i Planeteve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
( ( KsT-GrouP ) ) :: Shkenca :: Fizike & Kimi-
Kërce tek: