( ( KsT-GrouP ) )
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Funksioni i Maleve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Enisi.1




Numri i postimeve : 635
Join date : 17/01/2009

Funksioni i Maleve Empty
MesazhTitulli: Funksioni i Maleve   Funksioni i Maleve I_icon_minitimeSat Jan 17, 2009 7:10 pm

Funksioni i Maleve

Kur'ani i kushton vëmendje të veçantë funksionit gjeologjik të maleve.

Dhe në tokë kemi krijuar male të ngulura fort që ajo të mos lëvizë nën to... (Sure El-Enbija: 31)

Siç vihet re në këtë varg, pohohet se malet kanë si funksion të parandalojnë tronditjet e Tokës.

Ky fakt nuk dihej nga askush në kohën e zbritjes së Kur'anit. Ai u zbulua vetëm kohët e fundit si rezultat i gjetjeve të gjeologjisë moderne.

Më parë mendohej se malet ishin thjesht ngritje mbi sipërfaqen e tokës.

Shkencëtarët tani kanë kuptuar se malet nuk janë thjesht ngritje, por se ato zgjerohen 10-15 herë të lartësisë së tyre nën tokë, zgjerime këto që quhen rrënjë e malit. Me këto veçori, malet luajnë të njëjtin rol me atë të një gozhde apo shtylle të ngulur në tokë. Për shembull, një majë mali si Mali i Everestit që ngrihet rreth 9 km mbi sipërfaqen e tokës, ka një rrënjë që zgjerohet poshtë për më shumë se 125 km.57

Malet dalin si rezultat i lëvizjeve dhe përplasjeve të pllakave masive që formojnë koren e Tokës. Kur dy pllaka ndeshen, më e forta rrëshket poshtë tjetrës dhe ajo që ndodhet sipër përkulet dhe formon malet. Shtresa poshtë vazhdon nën tokë dhe formon një zgjerim të thellë poshtë. Kjo do të thotë, si u sqarua dhe më lart, se malet kanë një pjesë që shkon poshtë po aq të madhe sa pjesa e dukshme mbi Tokë.

Në një tekst shkencor, struktura e maleve përshkruhet si më poshtë:

Aty ku kontinentet janë më të trasha, si edhe në vargmalet, korja zhytet edhe më shumë në mantel.58

Profesor Siaveda, një gjeolog detar me famë botërore, dha komentin e mëposhtëm rreth mënyrës se si malet ngjeshen në tokë si rrënjët:

Ndryshimi kryesor mes maleve kontinentalë dhe maleve oqeanikë vjen nga materiali i tyre... Por emëruesi i përbashkët i të dyve është se ata kanë rrënjë që i mbajnë. Në rastin e maleve kontinentalë, është materiali me dendësi disi të ulët nga mali, ai që zgjerohet poshtë nën tokë si rrënjë. Në rastin e maleve oqeanikë, ka gjithashtu një material të lehtë si rrënjë e malit... Funksioni i rrënjëve është të mbajë malin në bazë të ligjit të Arkimedit.59

Për më tepër, Frenk Pres, ish-President i Akademisë Kombëtare të Shkencave të Sh.B.A, thotë në librin e tij Toka, i cili përdoret ende si tekst universitar në mbarë botën, se malet ngjajnë me shtyllat dhe ato ngulen në thellësitë e tokës.60

Në një varg, ky aspekt i maleve tregohet kështu:

A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme, ndërsa malet shtylla të saj? (Sure Nebè: 6-7)



Malet i kanë rrënjët thellë nën sipërfaqen e Tokës (Toka, Press and Siever, f. 413)

Seksion skematik. Malet, si shtyllat, kanë rrënjë thellë të ngulura në Tokë (Anatomia e Tokës, Cailleux, f. 220)

Një ilustrim tjetër tregon se si malet janë në formë shtylle, për shkak të rrënjëve të tyre të thella. (Shkenca e Tokës, Tarbuck and Lutgens, f. 158)

Në një varg tjetër Zoti ka zbuluar se Ai i ka përforcuar malet. (Sure en-Naziat: 32) Fjala arabe ersaha në këtë varg do të thotë "i ka rrënjosur, i ka fiksuar, ngulitur në tokë". Në sajë të këtyre veçorive, malet zgjerohen mbi dhe nën tokë në pikat ku takohen shtresat e tokës dhe i mbërthejnë këto shtresa bashkë. Kështu ato stabilizojnë koren e tokës dhe parandalojnë rrëshkitjen e saj mbi shtresën magmatike. Shkurtimisht, mund të krahasojmë malet me gozhdët që bashkojnë copat e drurit.

Sot ne dimë se shtresa e jashtme shkëmbore e tokës është e ndarë në pllaka që notojnë mbi magmë. Duke ditur shpejtësinë e lartë me të cilën rrotullohet toka rreth boshtit të saj, këto pllaka notuese do vinin rrotull po të mos ishte për efektin fiksues të maleve. Në këtë rast nuk do të formohej toka, nuk do të grumbullohej ujë, nuk do të rriteshin bimë dhe nuk do të ndërtoheshin rrugë e ndërtesa; shkurt, jeta në Tokë do ishte e pamundur. Sidoqoftë, me mëshirën e Zotit, malet parandalojnë shumë lëvizjet mbi sipërfaqen e Tokës duke funksionuar tamam si gozhdë.

Ky rol vital i maleve, që u zbulua nga gjeologjia moderne dhe kërkimet sizmike, u zbulua në Kur'an shekuj më parë si një shembull i urtësisë gjithëpërfshirëse në krijimin e Zotit. Në një varg tjetër thuhet përsëri:

Është Zoti Ai që vendosi male të rënda që të mos luajë vendi bashkë me ju... (Sure Lukman: 10)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Funksioni i Maleve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
( ( KsT-GrouP ) ) :: Shkenca :: Gjeografia-
Kërce tek: