ForumCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 ATMOSFERA, ROPOSFERA , STRATOSFERA , MEZOSFERA , TERMOSFERA , EKZOSFERA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Enisi.1



Numri i postimeve : 635
Join date : 17/01/2009

MesazhTitulli: ATMOSFERA, ROPOSFERA , STRATOSFERA , MEZOSFERA , TERMOSFERA , EKZOSFERA   Sat Jan 17, 2009 7:13 pm

ROPOSFERA

Troposfera është shtresa më e poshtme dhe më e dendur e atmosferës së tokës dhe përfshinë 80% të masës së saj. Troposfera në ekuador arrinë 18-20 km, në gjrësitë e mesme 11-14 km dhe në pole 8-10 km. Në troposferë gjendet sasia kryesore e avullit të ujit, që luan rol të rëndësishëm në proceset dhe dukuritë atmosferike-formimin e reve, i reshjeve, i mjegullave etj. Është konstatuar se në troposferë temperatura zbret me rritjen e lartësisë mesatarisht 0,56 ºC në çdo 100 metra.

ATMOSFER
aTMOSFERA Esht Mbeshtjellsi i Gazt I Tokes


STRATOSFERA

Stratosfera shtrihet mbi troposferë, e cila ndahet nga nënshtresa quajtur tropopauza, që ka një trashësi 500-3000 metra, dimrit është në lartësi më të vogël, kurse verës në lartësi më të madhe. Ajo nuk është shtresë unike, por e shkëputur me kontaktin e masave të ftohta dhe të nxehta të ajrit. Stratosfera arrin lartësinë deri në 40 km, dhe ka gati përbërje të njëjtë të ajrit sikurse edhe troposfera. I vetmi ndryshim qëndron në përqendrimin e e ozonit, që ka më tepër në lartësi 20-35 km e quhet ozonosfera. Ozoni ka rëndësi të madhe në absorbimin e rrezeve ultravjollcë, të cilat janë të rrezikshme për jetën në tokë. Stratosfera cilësohet me dendësi të vogël të ajrit dhe me pak avull uji.


MEZOSFERA

Mezosfera ështrë shtresë e atmosferës. Ndahet nga stratosfera me shtresën - stratopauza, . Shtrihet në lartësi prej 40 - 80 km, në pjesën e poshtme karakterizohet me rritjen e temperaturës, kurse në pjesët e sipërme ajo zbret. Në mezosferë formohen retë e argjendta.


TERMOSFERA
Termosfera është shtresë e atmosferës e cila ndahet nga mezosfera me nënshtresën - mezopauza. Termosfera shtrihet në lartsi 40 - 80 km. n termosferë temperatura ngritet dhe në lartsi prej 200 km mbi sipërfaqe të tokës arrinë +250 gradë celsius. Në termosferë molekulat dhe atomet e gazeve absorbojnë rrezet ultravjollcë dhe ndikojnë në rritjen e madhe të temperaturës, ku në shtresat më të larta të termosferës arrinë mbi 1200 gradë celsius, në të cilën molekulat dhe atomet janë të elektrizuara, për këtë arsye, kur është në pytje elektropërqushmëria e termosferës, atëherë e quajmë - jonosferë.

EKZOSFERA

Egzosfera është shtresë e atmosferës. Shtrihet në lartësi 800 - 3000 km. Gazrat në të janë aq të rralla sa që mund të krahasohen me vakuumet, që mund të përfitohen në laboratoret bashkohore të fizikës. Molekulat dhe atomet e gazrave janë të rralla, cilësohen me shpejtësi të madhe të lëvizjes dhe pjesërisht mbizotërojnë forcën tërheqëse të tokës dhe shkojnë në hapsirën ndërpalnetare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
ATMOSFERA, ROPOSFERA , STRATOSFERA , MEZOSFERA , TERMOSFERA , EKZOSFERA
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
( ( KsT-GrouP ) ) :: Shkenca :: Gjeografia-
Kërce tek: