( ( KsT-GrouP ) )
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Rauli Zgjedh Messin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dj.sLayeD
Admin



Numri i postimeve : 94
Join date : 17/01/2009

Rauli Zgjedh Messin Empty
MesazhTitulli: Rauli Zgjedh Messin   Rauli Zgjedh Messin I_icon_minitimeSat Jan 17, 2009 5:22 pm

Rauli zgjedh Messin
Kapiteni i Real Madridit, Raul Gonzalez, ka komentuar për dy lojtarët, të cilët ai konsideron si më të mirët në botë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
“Mendoj se Ronaldo dhe Messi kanë qenë favoritët e pastër për ta fituar Topin e Artë. Mendoj se ata janë dy lojtarët më të mirë në botë”.

“Messi është një lojtar i cili do të shndërrohet në diçka ‘jashtëtokësore’ nëse do t’u shmanget lëndimeve”.

“Para disa ditësh shikova një ndeshje të tij. Ai po vraponte me shpejtësinë maksimale me topin në këmbë. Nuk e di sa herë e preku topin, ndoshta pesë ose gjashtë herë, mirëpo topi i qëndroi i ngjitur për këmbe. Është praktikisht e pamundur të bëhet një gjë e tillë!”.

“Kuptohet edhe Ronaldo i ka kualitetet e tija, mirëpo nëse duhet të vendos ndërmjet tyre, unë e zgjedh Messin”, ka thënë El Capitano.

Sonte në Camp Nou në derbin “El Clasico” takohen Barcelona dhe Real Madridi, ndërsa Raul mendon se ekzistojnë 90 minuta lojë dhe gjithçka mund të ndodhë, porse e favorizon Barcelonën për këtë takim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kst-crew.forumotion.com
 
Rauli Zgjedh Messin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
( ( KsT-GrouP ) ) :: Diskutime të ndryshme :: Sport-
Kërce tek: