Redknap: King mund t’i bëjë ballë sulmit të United
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknap, shpreson se Ledley King do të jetë në disponim për ndeshjen e vështirë përballë Manchester United.
“Ledley mund të përballet me çdo kënd. Mendoj se ai dhe Jonathan Woodgate, janë dyshja më e mirë e mbrojtësve të qendrës në Premierligë, së bashku me Terry-Carvalho dhe Ferdinand-Vidic”, ka thënë Redknapp për Guardian.
“Nëse King do të mund të luajë do të di vetëm një orë para ndeshjes”, ka shtuar trajneri.
Tottenhami sot pasdite (17:30) pret në White Hart Lane kampionin aktual të Premierligës, Manchester United