( ( KsT-GrouP ) )
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Trekendeshi!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Enisi.1




Numri i postimeve : 635
Join date : 17/01/2009

Trekendeshi! Empty
MesazhTitulli: Trekendeshi!   Trekendeshi! I_icon_minitimeSat Jan 17, 2009 7:04 pm

Trekendeshi është një shumekenesh qe ka tre brinje, tre kulme, tre lartesi (gjatesia e pingules e hequr nga një kulm i trekendeshit mbi brinjen përballë), tre mesore (segmenti qe bashkon kulmin e trekendeshit me mesin brinjes përballë), tre vija te mesme (segmenti qe bashkon meset dy brinjeve te trekendeshit.)
Trekendeshat në lidhje me kendet emertohen: kendngushte (kur te tre kendet e tij janë te ngushtë), kendrejte(kur një kend i tij është i drejtë, se s’mund te jenë dy te tillë), kendgjere (kur një kend i tij është i gjerë).
Trekendeshat në lidhje me brinjet emertohen: cfardo, dybrinjenjeshem (dy brinje te barabarta), barabrinjes(tre brinje te barabarta). Trekendeshi kendrejte dybrinjeshem i ka katetet te barabarte.
Këndi i bashkembeshtetur me kendin e trekendeshit quhet kend i jashtem i trekendeshit (ose kendi qe ka një brinje te kendit dhe tjtren zgjatimin e fqinjes). Masa e kendit te jashtem te një trekendeshi është sa shuma e dy kendeve te brendeshme jo te bashkembeshtetur me te.
Shuma e masave te kendeve te brendeshme te një trekendeshi cfardo është 180º.
Ne një trekendesh kendrejte katrori i hipotenuzes është i bararte me shumen e katroreve te kateteve(c²=a²+b²)Ne një trekendesh kendrejte kateti përballë kendit 30º është sa gjysma e hipotenuzes.
Dy trekendesha quhen te barabarte kur mbivendosen te mund te puthiten, nga rrjedh pohimiDy trekendesha janë te barabrte kur kanë brinjet dhe kendet homologe ( brinje përballë kendeve te barabarte) te barabarte.
Dy trekendesha quhen te ngjashem kur kanë kende te barabarte dhe brinjet homologe te perpjeseshme(d.m.th.. raporti i një brinje te trekendeshit të parë me brinjen homologe te trekendeshit te dytë është i barabarte me raportin e brinjes se dytë te trekendeshit të parë me brinjen homologe te trekendeshit te dytë, e kështu me radhe.)
Katerkendeshi (është shumekendesh) mund te ndahet ne dy trekendesha, qe nga del kollaj qe shuma e kendeve te brendeshme te katerkendeshit është 360º.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Trekendeshi!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
( ( KsT-GrouP ) ) :: Shkenca :: Matematikë-
Kërce tek: